LOGIN

  

Regjistrohu

Rekupero Password


Foto

Galleria :
foto



Newsletter


Mund të regjistrohesh ose të fshihesh

Njoftime

Kofiçentet e lendeve me zgjedhje
Kofiçentet e lendeve me zgjedhje te MSH-se 2015
më 10-03-2015 [10:27]


Kofiçentet e lendeve me zgjedhje
Kofiçentet e lendeve me zgjedhje te MSH-se 2015
më 10-03-2015 [10:27]


Formulari A1 dhe A1Z dhe Udhëzimet për plotësimin e tyre
Formulari A1 dhe A1Z dhe Udhëzimet për... vazhdo lexo a leggere la news: Formulari A1 dhe A1Z dhe Udhëzimet për plotësimin e tyre>>
më 25-02-2015 [19:13]


Rregullore e MSH-se 2015
Rregullore e MSH-se 2015 shkarko materjalin... vazhdo lexo a leggere la news: Rregullore e MSH-se 2015>>
më 13-02-2015 [13:17]


Udhezim Per kualifikimin e mesuesve
Udhezim Per kualifikimin e mesuesveshkarko... vazhdo lexo a leggere la news: Udhezim Per kualifikimin e mesuesve>>
më 13-02-2015 [13:07]


.

Ne linje

Hyrje gjithsejt:19226

faq.vizituar:40754

Hyrje sot 2

Faqe sot 2


Perdorues Online:2
Anonim: 2
Te Regjist:0


Shkolla 9- Vjeçare "Pjeter Arbnori" Fushe Arrez

Fushë-Arrezi ndodhet në pjesën e sipërme të Luginës së Fanit të Madh.
Fushë-Arrëzi eshtë i banuar që në lashtësi ( fisi ilir Pirus i cili shtrihej përgjatë Luginës së lumit Fan) Për emrin Fushë-Arrëz ka dy shpjegime:
1. Emrin e ka marrë nga kodra sipër Fushë-Arrëzit e quajtur Arst,dhe pjesa poshtë kodrës është fushë,pra Fushë-Arst,më vonë Fushë Ars,dhe tani Fushë-Arrëz.
2. Shpjegimi tjetër thuhet se ka qenë nje arrë e vjetër dhe Fusha e Arrëz,më pas Fushë-Arrëz.
Shpjegimi i parë është më bindës e më i pranushëm. Fushë-Arrëzi ka historinë e tij që në lashtësi e deri në ditët e sotme.Në Fushë-Arrëz ka kaluar Rruga Antike Adriatik-Dardani,lëvizja e njerëzve,karvaneve,mallrave etj destinacioni: Lezha,Shkodra-Pukë-Fushë-Arrëz-Vaspas-Prizren e Gjakovë.

Banorët e Fushë-Arrëzit në shekuj kanë qenë atdhetar,patriot,trima,bujarë dhe arsimdashës. Shkolla shqipe në Fushë-Arrëz u hap për herë të parë në Mars 1936.Mësues i parë u emrua z.Idriz Çanga nga Shkodra,me arsim të mesem pedagogjik dhe që zotronte gjuhë të huaja frëngjisht dhe italisht.
Për hapjen e shkollës u interesuan, duke i kërkuar Ministrisë së Arsimit të Mbretërisë Shqiptare për shkolle dhe në Fushë-Arrez,pra dhanë kontribut të veçante disa patriot arsimdashës si Nikoll Ndrec Qafa “ Qytetar Nderi”,Pashk Curri “Qytetar Nderi”,Miftar Mustafa,Zef Gjoka etj. Nikoll Ndrec Qafa krijoi mundësine që në dyqanin e tij te hapej shkollë.Mësimi vazhdoj pak kohë atje sepse dhoma ( klasa ) ishte e vogël dhe nuk përballonte numrin e nxënësve, 30 nxënës, e si rrjedhojë nxënësit e mësuesi shkuan në Micoj se kish ambjente më të mira. Aty mbyllën vitin shkollor.Vitin në vijim në Mars 1937,mësuesi Idriz Çanga dhe nxënësit u kthyen në Fushë-Arrëz,zhvilluan mësim tek Hani i Ndokës.(Për hapjen e shkollës ështe shprehur me shkrim edhe z.Pjeter Ded Curri,ish nxënës i pareë )


Në vitin 1938,në AQSH kemi ketë pasqyrë.
Klasa I Klasa II Klasa III Gjithsej
Gj F Gj F Gj F Gj F
30 2 21 1 10 - 62 3

Në periudhën e luftës antifashiste 1939-1944 në Fushë-Arrez mësimi nuk u nderpre.Krahas mësuesve të tjerë në përiudhën e luftës, në shkollën Fushë-Arrëz ka dhënë mësim edhe z. Harulla Kastrati “Dëshmor i Atdheut”( u ekzekutua nga nazifashistët më 12 Janar 1944)
Pas vitit 1944 si kudo në rrethin e Pukës u shtua kujdesi për shkollën e Fushë-Arrezit,mësimi vijoi normalisht me sistemin shkollë fillore ( kl. I – IV )
Krahas mësimit me nxënësit në shkollë gjatë viteve ‘50 një punë e madhe u bë edhe me luftën kunder analfabetizmit.Mësuesit e shkollës dhe disa përsona të shkolluar ne fshat,ndihmuan njerëzit,burra,gra e vajza të mësonin të shkruanin e të lexonin shqip.

Ngjarje e rëndësishme për Fushë-Arrëzin ishte hapja e shkollës 7-vjeçare ne vitin 1952 me drejtor z.Ahmet Kurti.Tani Fushë-Arrëzi ishte një qytezë.(Si rezultat i zhvillimit të industrisë së drurit në vitin 1949 ndertohen objektet e para të qytetit Fushë-Arrëz).

Gjatë dekadave në vazhdim u rrit numri i nxënësve.U zhvillua edhe mësimi pa shkëputje nga puna për puntorët e fshatarët. Në vitet ‘70-‘80 pati një numër të madh mësuesish të ardhur nga qytete të Shqipërisë si Shkodra,Tirana,Vlora,Korça,Gjirokastra ,Berati,Lushnja etj.Në vitin shkollor 1990-1991 shkolla Fushë-Arrëz kishte 905 nxënës.

Në vitin 1990 shkolla 8-vjeçare u përfshi në proçeset demokratike,mësuesit,nxënësit e prindërit dhanë kontributin e tyre në komunitet.
Gjatë dy dekadave në vitet e demokracise shkolla pësoi ndryshime të mëdha.Në zbatim të ligjeve ,vendimeve të Qeverisë dhe udhëzimeve të MASH u aplikuan e u zbatuan reformat e reja në proçesin e mësimdhënjes e mësimnxënjes si dhe punës edukative me nxënësit.
Në vitin 2006 shkolla kishte 680 nxënës dhe 35 mësues.

Shkollën e kanë drejtuar në vite :

Ramadan Hoxha,Musa Bytyçi.Syl Betja,Beslim Hoxha,Ismet Bala, Françeskina Gjoni,Muharrem Neziri,Muhamet Cufaj,Mati Gjergji,Beqir Arifaj, Gjovalin Alia,Rrok Nikolli,Gjok Gjergji.
Në shkollën e Fushë-Arrëzit kanë punuar mësues me tituj :
1.Ndue Jak Pjetri “Mësues i Popullit”
2.Enver Draçini “Mësues i Popullit”
3.Ramadan Hoxha “Mësues i Merituar”
4.Kolec Qefa “Mësues i Merituar”
5.Enver Gjylbegu “Mësues i Merituar”
6.Ndue Ded Zefi “Mësues i Merituar”
7.Xhemal Meçi “Mjeshter i Madh”

Qytetar Nderi të Bashkisë Fushë-Arrëz.
Syl Betja,Ndue Preng Çuni,Pëllumbesha Voci,ish mësues dhe
Elez Selimi, Milazim Mustafa ish nxënës.

Artistë:

Ish nxënës.Marjana Leka,Vitore Rusha,Sokolin Asllani,Tonin Haxhia,Adriana Hasani,Dila Gjinaj etj. Kontribut të madh në aktivitetet kulturore e artistike në shkollë,duke qëndruar gjithnjë pranë ka dhënë z.Frrok Haxhia “Artist i Merituar” “Qytetar Nderi “i Fushë-Arrëzit.
Sportistë:
Ish nxënës Mark Curri kampion në mundje për peshën e tij në nivel kombëtar.

Petagog:
Elez Selimi petagog në Universitetin e Tiranës. Fran Qafa petagog në Universitretin e Shkodres “ Luigj Gurakuqi “
Vera Gjinaj petagoge në Universitetin e Shkoders “ Luigj Gurakuqi “

Mësues karriere

Hava Mustafa,Xhevahire Dervishi,Leze Ndosha,Tone Çuni,Drande Doçi,Drande Bardhoku,Gjyljana Matoshi,Liza Mustafa,Muhamet Cufaj,Riza Toska,Aishe Cufaj,Servete Brahimi Milazim Cufaj,Bardhe Alia,Mati Gjergji,Fadil Beqiri,Dake Imeri.Kol Hilaj,Lizë Simoni,Liza Voci,Gjovalin Alia.
Emri i shkollës

Këshilli i Bashkisë Fushë-Arrëz në vitin 2006 i vën emrin shkollës 9-vjeçare “Pjeter Arbnori”( Pjeter Arbnori “ Mësues i Popullit”,shkrimtar i njohur,Mandela i Shqipërisë )

Vlersim:

Këshilli i Bashkisë Fushë-Arrëz në vitin 2006 vlerson shkollen 9-vjeçare
“ Pjeter Arbnori”me titullin : “Krenaria e Fushë-Arrëzit”.

EVENTE

Në dy dekadat e fundit shkolla “ Pjeter Arbnori “ ka përjetuar evente të rëndësishme.Po listojmë disa më të rëndësishmet.

* Përvjetor :

1.Në prag të 7 Marsit 1996 u organiziua 60-vjetori i shkollës Fushë-Arrëz.Mes të ftuarve të tjerë na nderoi me pjesmarrjen e tij z.Pjeter Arbnori ish kryetar i Parlamentit të Shqipërisë.U bë inagurimi i rikonstruksionit të shkollës 8-vjeçare.

2.Me 18 Nëntor 2006 u organizua 70-vjetori i shkollës Fushë-Arrëz.Mes të ftuarve ishin të pranishem Rexhep Uka deputet i Kuvendit të Shqipërisë,Antoneta Luli sekretare e përgjithshme e MASH ( ish mësuese në Fushë-Arrëz në vitet 80 ).U bë inagurimi i shkollës së re fillore.
*Seminar shkolla dhe komuniteti.
Drejtoria e shkollës dhe bordi,në përkujdesje te Drejtorisë Arsimore Pukë,me dt.21 Nentor 1996 organizuan një seminar me temë Shkolla dhe Komuniteti.Në këtë aktivitet morën pjesë mësues,nxënës e prinder të ftuar.Nga MASH morën pjesë z.Bashkim Berisha drejtor i arsimit 8-vjeçar dhe z.Dashnor Nikollari inspektor në MASH.
*Manifestim Paqësor.
Drejtoria e shkollës bordi i saj në bashkëpunim me kishën katolike “ Shën Jozefi “ organizuan me 6 Prill 1997 një manifestim paqësor në sheshin e qytetit titulluar “Jo plumba po lule”,ku morën pjes mësues,nxënës e prinder,intelektual etj. duke dhënë mesazhin e paqes,tolerances,bashkëjeteses (periudha gjendja e jashtëzakonshme viti 1997 ).
*Shkolla Verore
Siç e dimë nga historia në pranverë të vitit 1999 ndodhi tragjedia kosovare.Edhe në Fushë-Arrëz u instaluan rreth 1000 kosovarë të dëbuar me forcë nga regjimi i Millosheviçit. Për shkollën Fushë-Arrëz ka rëndësi fakti se me 7 Qershor 1999 u hap shkolla verore për fëmijët kosovarë.U ulen në bankat e shkollës për disa javë 120 nxënës ku dhanë mësim mësuesit tanë dhe 7 mësues kosovar.
*50-vjetori i Këshillit të Evropës
Shkolla në bashkëpunim me QKF Fushë-Arrëz,organizoi me 9 Maj 1999 një veprimtari interesante për 50-vjetorin e Këshillit të Evropës dhe si shpërblim K.E ftoi disa fëmijë për vizitë një javore në Strasburg në prag të Krishtlindjeve, 18 Dhjetor 1999.
*Binjakzim.
Në vitin 2002 u ideua dhe u realizua Binjakzimi i shkollës 9-vjeçare “Pjeter Arbnori” Fushë-Arrëz me shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori” Krojkovë,Drenas,Kosovë. Lidhjet,bashkëpunimi dhe aktivitetet e ndërsjellta vazhdojnë me sukses.
*Festivali mbarëkombëtar i instrumentistëve të vegjël popullor.
Që prej vitit 2004 në Fushë-Arrëz organizohet Festivali mbarëkombëtar i instrumentistëve të vegjël popullor. Shkolla 9-vjeçare “Pjeter Arbnori” jep kontributin e saj maksimal në realizimin me sukses të kësaj veprimtarie që përcjell në breza vlera të trashegimisë kulturore kombëtare e integruese.Në ditet e Festivalit shkollën e kanë vizituar shumë personalitete të artit e kulturës.
*Për vitin shkollor 2007-2008 Drejtoria Arsimore Pukë shpall shkollën “ Pjeter Arbnori” Shkollë e Sukseshme pasi kish realizuar treguesit e planifikuar në rregulloren e MASH.

*Interneti në shkolla.
Me 7 Mars 2009 u promovua në shkallë Republike Interneti në shkolla. Promovimi u bë në lidhje të drejt perdrejtë Shkolla “ Pjeter Arbnori “ Salla Pallati i Kongreseve Tiranë, ku të pranishëm ishin mësues,drejtues dhe Kryeministri z.Sali Berisha. Të mbledhur në nderim të Ditës së Mësuesit.
*Vizitë në shkollë
Me 6 Maj 2009 shkollën “ Pjeter Arbnori “ e vizitoi Kryetarja e Parlamentit të Shqiperisë znj.Jozefina Topalli ku u njoh nga afër me punën që bëhet për shkollimin e nxënësve,vizitoi laboratorin e informatikës,bibliotekën,muzeun,bisedoi me mësues nxënës,dha shumë këshilla për mbarvajtjen e shkollës.
*100-vjetori i Pavarësisë
Shkolla “ Pjeter Arbnori “ në bashkëpunim më QKF Fushë-Arrëz,gjatë vitit 2012,në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë,organizuan aktivitete të shumta historike,arsimore e kulturore, të cilat u përcollën me interes në komunitet e në media.
Shkolla 9-vjeçare “Pjeter Arbnori” ka infrastrukturë shkollore të amortizuar,por me ambjente të mjaftueshme,laboratorë,biblioteke, muze,palester,terren sportiv etj.Në vitin shkollor 2012-2013 numri i nxënësve 630, numri i mësuesve 36. Shkolla Fushë-Arrëz në dekada ka qenë dhe është qender metodike për shkollat e zonës.


***