LOGIN

  

Regjistrohu

Rekupero Password


Foto

Galleria :
foto



Newsletter


Mund të regjistrohesh ose të fshihesh

Njoftime

Kofiçentet e lendeve me zgjedhje
Kofiçentet e lendeve me zgjedhje te MSH-se 2015
më 10-03-2015 [10:27]


Kofiçentet e lendeve me zgjedhje
Kofiçentet e lendeve me zgjedhje te MSH-se 2015
më 10-03-2015 [10:27]


Formulari A1 dhe A1Z dhe Udhëzimet për plotësimin e tyre
Formulari A1 dhe A1Z dhe Udhëzimet për... vazhdo lexo a leggere la news: Formulari A1 dhe A1Z dhe Udhëzimet për plotësimin e tyre>>
më 25-02-2015 [19:13]


Rregullore e MSH-se 2015
Rregullore e MSH-se 2015 shkarko materjalin... vazhdo lexo a leggere la news: Rregullore e MSH-se 2015>>
më 13-02-2015 [13:17]


Udhezim Per kualifikimin e mesuesve
Udhezim Per kualifikimin e mesuesveshkarko... vazhdo lexo a leggere la news: Udhezim Per kualifikimin e mesuesve>>
më 13-02-2015 [13:07]


.

Ne linje

Hyrje gjithsejt:19226

faq.vizituar:40754

Hyrje sot 2

Faqe sot 2


Perdorues Online:2
Anonim: 2
Te Regjist:0


Shkolla e Mesme e bashkuar Gjegjan



Shkolla e pare ne komunen e Gjegjanit eshte hapur ne pranveren e vitit 1926 në fshatin Mesul dhe mesuesi i pare ishte z. Nush Kiçi nga Shkodra .
Klasa e pare kishte 20 nxënës ,ata vinin nga fshati Gojan i Madh,i Dom dhe nga vetë fshati Mesul .
Në këtë shkollë nxënësit mesuan për rreth dy vjet, pastaj shkolla u mbyll ngaqë kushtet ishin shumë të vështira dhe mundësitë minimale.Me pas mesimi u zhvillua në një shtëpi private, atë të Frrok Ndrec Gjergjit.Kjo shkollë hapi një dritare dhe ndezi një shkëndijë që do të rindizej me 21 mars 1936 në Fushë Plori, kur u hap nje tjeter e kësaj shkolle u ndertua nga populli i fshatrave përreth me kontribut vullnetar, por për të mos humbur viti shkollor u mendua që mësimet të zhvilloheshin në një shtëpi private deri sa të mbaronte ndërtimi i shkollës së re.
Një kontribut në këtë drejtim dha Gjon Mark Dod Cara nga fshati Dom, i cili liroi shtëpinë e tij që të mësonin fëmijët e popullit për të kaluar më pas tek shtëpia e Ndue Preng Pistes (sot shtëpia e Gjon Ndrec Bibës), kohë në të cilën mbaroi së ndërtuari godina e re në Fushë Plori.Mesues ne kete shkolle punoi Nikoll Llesh Sumaj ,i cili kisht punuar rreth 5 vjet si mësues në Hajmel të Shkodrës dhe 3 vjet dha mësim në Qerret të Pukës për të arritur me 21 mars 1936 në vendlindjen e tij ku punoi deri në frymën e fundit, në vitin 1943, duke nxjerrë mjaft mësues e kuadro .Ne vitin 1943 mësuesi u vra tragjikisht dhe për pasojë shkolla u mbyll.

Në mars të vitit 1939, në fshatin Gojan i Madh, hapet një shkollë tjetër ku jepnin mësim mësues Ndoc Çurçia nga Shkodra dhe Jak Çuni me origjinë nga Iballa, por me banim në Shkodër. Në shkollën Gojan i Madh frekuentonin nxënës nga ky fshat dhe nga fshati Shkozë .Me t’u mbyllur kjo shkollë u panë përpjekjet e famullitarit Dom Nikoll Kimza për të hapur një shkollë në Fushën e Bajrakut, sot e quajtur Fushë Nredi.

Shkolla u hap në mars të vitit 1942 ku mësimdhënës ishte Gaspër Arusha nga Shkodra Kjo shkollë pati një jetë të shkurtër pasi godina u mor në përdorim nga milicia e asaj kohe.Të bie në sy që sapo hapet një shkollë, mbyllet ajo dhe rihapet një tjetër në një tjetër fshat në kohë të ndryshme duke shmangur sa të ishte e mundur hapësirat boshe që fëmijët e popullit të merrnin dije e arsim.

Ndërtimi shkollave me kontribut vullnetar apo hapja e tyre në shtëpi private tregon për interesin e popullit për arsimimin e fëmijëve të tyre. Ndonëse me orendi të pakta e bazë materiale didaktike shumë të varfër,,trgohej interes per shkollen Menjëherë pas luftës Nacional Çlirimtare u hapën disa shkolla fillore në zonën tonë, si në Gjegjan, Gojan, Kimëz. Me 13 dhjetor 1944 emërohen tre mësuesit e parë në zonë nga Këshilli Nacionalçlirimtar i Nënprefekturës së Mirditës në Shpal, të cilët janë Pal Nikoll Prendi, Kol Mark Kola dhe Pjetër Mark Nikolli .

Këta mësues u angazhuan për të luftuar analfabetizmin si një plagë e rëndë për një popull që kërkon një të ardhme me dije e kulturë.

Në Komunen Gjegjan ka 2 shkolla të mesme, 8 shkolla 9-vjeçare, 4 kopshte të edukimit parashkollor ku tashmë shërbejnë të gjithë mësues vendas. Mbi 253 vetë kanë mbaruar mbas çlirimit të vendit arsimin e lartë.

Mbi 50 vetë e vazhdojnë atë pa llogaritur bijtë e bijat e atyre që dekada më parë janë larguar nga zona si Mushta, Mesuli, apo lëvizjet në këto vite të tranzicionit që janë me dhjetëra të shkolluar me arsim të lartë e me dhjetëra të tjerë që e vazhdojnë atë.