LOGIN

  

Regjistrohu

Rekupero Password


Foto

Galleria :
foto



Newsletter


Mund të regjistrohesh ose të fshihesh

Njoftime

Kofiçentet e lendeve me zgjedhje
Kofiçentet e lendeve me zgjedhje te MSH-se 2015
më 10-03-2015 [10:27]


Kofiçentet e lendeve me zgjedhje
Kofiçentet e lendeve me zgjedhje te MSH-se 2015
më 10-03-2015 [10:27]


Formulari A1 dhe A1Z dhe Udhëzimet për plotësimin e tyre
Formulari A1 dhe A1Z dhe Udhëzimet për... vazhdo lexo a leggere la news: Formulari A1 dhe A1Z dhe Udhëzimet për plotësimin e tyre>>
më 25-02-2015 [19:13]


Rregullore e MSH-se 2015
Rregullore e MSH-se 2015 shkarko materjalin... vazhdo lexo a leggere la news: Rregullore e MSH-se 2015>>
më 13-02-2015 [13:17]


Udhezim Per kualifikimin e mesuesve
Udhezim Per kualifikimin e mesuesveshkarko... vazhdo lexo a leggere la news: Udhezim Per kualifikimin e mesuesve>>
më 13-02-2015 [13:07]


.

Ne linje

Hyrje gjithsejt:19226

faq.vizituar:40754

Hyrje sot 2

Faqe sot 2


Perdorues Online:1
Anonim: 1
Te Regjist:0


Gjimnazi "Sabah Sinani" Pukë

Shkolla e mesme e përgjithshme Pukë(Aktualisht Gjimnazi Sabah Sinani) eshte hapur ne vitin1963.

Ka funksionuar ne ambjentet e shkolles Migjeni dhe në vitin 1979 përfundoj godina aktuale .U emertua"35 Vjetori i çlirimit" ,emertim qe u vendos ne kuader te 35 Vjetori te çlirimit te vendit , emer qe kjo shkolle e ka mbajtur deri ne vitin 2004 , ku me vendim te keshillit te bashkise Puke, kjo shkolle mori emrin , shkolla e mesme “Sabah Sinani” per nder te nxenesit , mesuesit dhe drejtuesit te talentuar, publicistit, gazetarit dhe studjuesit te pasionuar Sabah Sinani, i cili u nda nga jeta aksidentalisht ne vitin 1994, ne moshen 45 vjeçare.

Ne fillimet e saj kjo shkolle ka qene shkolle e mesme e pergjitheshme , me kohe te plote dhe te pjeseshme , ne vitin 1972 u hap dega frutikulture , pa shkeputje nga puna, ne vitin 1976 u hap dega bujqesore, zoo-veterinari me shkeputje nga puna.

Ne fillim te viteve 1980 krahas deges se pergjitheshme , bujqesores dhe zoo-veterinarise u hap dhe dega gjeologjike dhe ne fillim te viteve 1990 te gjitha deget u mbyllen dhe nxenesit studjuan vetem ne degen e pergjitheshme.

Ne fillim te vitit 2000 u hap dega pedagogjike , qe ka vijuar deri ne vitin 2006.

Aktualisht ne kete shkolle nxenesit ndjekin studimet ne degen e pergjitheshme me kohe te plote. Per 50 vite nga kjo shkolle kane perfunduar studimet me shume se 3800 nxenes , nje pjese e te cileve kane perfunduar studimet e larta ne te gjitha deget e Universiteteve te vendit dhe pas viteve 1990 edhe jashte vendit.

Qe ne fillimet e saj prane kesaj shkolle ka funksionuar edhe konvikti , ku jane akomoduar nxenes te ardhur nga i gjithe rrethi i Pukes, sepse deri ne fillim te viteve 1980 kjo ka qene shkolla e vetme e rrethit te Pukes, me vone jane hapur edhe disa shkolla te tjera te mesme si ne Fushe-Arres, Iballe, Gjegjan, Gojan, Gomsiqe, Qelez, Xath etj.

Aktualisht kjo shkolle ka 367 nxenes , nga te cilet 189 nxenese, te ndare ne 11 klasa . Ne klasen e X vijojne mesimet 127 te ndare ne 4 klasa, ne klasen e XI vijojne mesimet 136 nxenes te ndare ne 4 klasa dhe ne klasen e XII vijojne mesimet 104 nxenes te ndare ne 3 klasa.

Ne shkolle zhvillojne mesim 21 mesues, me arsim te larte, se bashku me psikologen , e cila krahas kesaj shkolle mbulon edhe 2 shkolla te tjera te mesme te komunes Gjegjan.

Ne shkolle gjuhe e huaj e pare eshte gjuha angleze , ndersa gjuhe me zgjedhje jane gjuhet Italisht dhe Frengjisht.

Matura 2012 ka qene matura me rezultatet me te mira nder vite.

Nxenesit me te mire ne tre vitet e gjimnazit kane arritur rezultatet me te larta edhe ne provimet e matures.

Ne lenden matematike D2 2 nxenese jane vleresuar me 100% te pikeve, po keshtu dhe ne provimin me zgjedhje matematike e thelluar jane vleresuar 9.7 Ne te gjitha lendet , te detyruara dhe me zgjedhje ka patur vleresime me 9 dhe 10.

Duhet theksuar se nga kjo shkolle nje nxenese ka grumbulluar 6550.9 pike , nje tjeter ka grubulluar 6239 pike dhe nje tjeter 6178 pike.

Nota mesatare si shkolle ne vitin shkollor 2010-2011 ka qene 6.92 , ndersa ne vitin shkollor 2011-2012 ishte 6.97 per vitin shkollor 2012-2013 kemi si objektiv te arrijme noten mesatare 7.02.